Dashi
Do ndjeheni shume erotik dhe me deshiren per te marre ju inisiativen per nje romance, flirt apo nje lidhje te re. Do deshironit edhe njohje me dike te huaj apo qe jeton larg
Demi
Lidhje dhe pasione te fshehta. Tradheti te cilat do ju ndezin dhe do ju mbajne ne tension ne te njejten kohe. Do preferonit qe gjithcka te ishte e fshehte dhe personale. Mund te keni fat edhe ne lojra fati
Binjaket
Do donit te benit te ditur nje lidhje te re apo te celebroni nje dashuri dhe te organizoni nje feste shume te bukur me personat qe do donit ta reklamonit
Gaforrja
Nje lidhje erotike e forcuar nepermjet marredhenieve tuaja ne pune apo ne perditshmeri do behet akoma me pasionante keto dite duke ju rrembyer shume caste dhe kohe
Luani
Do jeni shume energjike dhe te shprehur nga ana erotike kete periudhe. Do jeni nje nga shenjat me te hapura per te flirtuar apo kaluar caste romantike
Virgjeresha
Ndjenjat tuaja erotike mbeten akoma pak te ndrydhura ne konteksitn e situates familjare apo detyrimeve shpirterore, te cilat akoma nuk ju lejojne ta shijoni nje romance apo lidhje erotike
Peshorja
Jeni ne momentin me te bukur per nje njohje te fuqishme te shpejte ku edhe vendimet do merren shpejt per nje ecuri me serioze ne kete lidhje erotike apo romance
Akrepi
Nepermjet nje talenti apo punes tuaj do beni shume fansa apo persona qe t’ju dashurojne apo adhurojne. Kjo do jete per ju nje medalje e mire, por duhet edhe pak perkushtim ne nje lidhje te vertete
Shigjetari
Dashuria do jete ne shenjen tuaj ne forma te ndryshme duke ju sjelle shanse, bukuri, ndryshime dhe flirte vertete te kendshme dhe qe ja vlen te riskoni per ta shijuar
Bricjapi
Do vazhdoni te ruani rregullat dhe maskat ne cdo marrdhenie qe del jashte rrethit te nje marredhenie familjare apo te deklaruar. Por shpirterisht do kendoni te vetmuar kenge dashurie.
Ujori
Momenti per shume mesazhe erotike, njohje te reja dhe komplimenta qe do ju bejne te njohur e te panjohur. Do reflektoni seksualitet por edhe seriozitet
Peshqit
Per ju dashuria duhet te jete kete periudhe nje moment sublim per te deklaruar nje ndjenje apo per te bere nje propozim fejese apo martese.