Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kjo video e Gjestit bëhet virale në gjithë rrjetin

nga Revista Kosovarja

Reperi Gjesti ka përjetuar një moment të sikletshëm në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, i cili është kthyer shpejt në një nga momentet më të komentuara në rrjetet sociale.

Mbi artikull

Në një video që po qarkullon gjerësisht, Gjesti shihet teksa ecën pranë urës në oborrin e shtëpisë, duke pirë cigare. Papritur, ai rrëshqet dhe për pak sa nuk bie në tokë.

Reperi arriti të ruajë ekuilibrin në çastet e fundit, duke shmangur kështu një incident të mundshëm.

Për fat të mirë, momenti përfundoi pa pasoja fizike për artistin, dhe ai vazhdoi ditën e tij sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Moneytizer Paragrafi 4

Megjithatë, videoja ka shkaktuar të qeshura dhe komente të shumta nga fansat dhe ndjekësit e programit, të cilët kanë ndarë klipin në platformat sociale me mesazhe humoristike.

Gjesti, i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe karizmatike, e mori situatën me sportivitet dhe nuk ka reaguar ende për incidentin. Kjo skenë, megjithëse e papritur, shtoi një dozë argëtimi në dinamikën e përditshme të banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]