Ajo është shumë e dashur për publikun. U bë me të shpejtë e famshme, më shumë për faktin se u lidh me reperin Mozzik sesa për talentin a këngët e saj.
Megjithatë, përmes lidhjes me këngetarin ferizajas, ajo arriti ta poziciononte vetën mes emrave më të përfolur të shoubizit vendor.
Loredana Zefi dhe Mozzik janë ndarë dhe shkaku i vërtet i ndarjes ende nuk është bërë i ditur. Ish çifti kanë një vajzë të vogël , e cila po rri me të ëmën.
Siç kuptojmë, këngëtarja së shpejti po vjen me projekt të ri muzikor, që do të jetë i dedikuar për tregun botëror. Se si do ti ecë, mbetet për tu parë.
Po flitet shumë se Loredana ka realizuar disa ndërhyrje në fytyrën e saj.