fbpx

Klea dhe Elgiti vendosin se si do e quajnë vogëlushin

nga Revista Kosovarja

Çifti shumë i dashur për publikun, Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. 

Klea është në pritje të një djali dhe periudha e shtatzënisë është drejt fundit.

Ajo është treguar shumë aktive në rrjete sociale duke ndarë me ndjekësit detaje rreth pritjes së ëmbël. Me anë të një videoje në kanalit e saj në Youtube moderatorja ka treguar përgatitjen e çantës për në maternitet.

Klea ka treguar çdo gjë që ka planifikuar të marrë me vete dhe për më tepër ka zbuluar se e kanë vendosur emrin e vogëlushit. Ajo e ka qendisur në veshin e një prej pellusheve por megjithatë nuk e ka bërë ende të ditur. “Emrin do e zbulojmë pak më vonë”, është shprehur moderatorja.

https://www.youtube.com/watch?v=gO0VXdvRLLs&feature=emb_title

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]