Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Klea Huta me plotë emocione e zbulon gjininë e bebës

nga Revista Kosovarja

Ka nisur numërimi mbrapsht për Klea Hutën dhe Elgit Dodën. Sot moderatorja nëpërmjet një videoje të ëmbel në kanalin e saj në YouTube ka zbuluar gjininë e bebit.

Mbi artikull

Në video ajo shfaq disa momente të bukura, duke filluar që nga momenti që kur mori vesh që ishte shtatzënë, kur Elgiti po praktikohej me mbajtjen e bebit në krahë dhe deri tek ekoja ku zbulohej gjinia e fëmijës së tyre të parë.

Klea ka treguar se Elgitit nuk i pritej dhe donte ta mësonte gjininë tek ekoja, por këto gjëra ndodhin vetëm një herë e ajo donte të ishte sa më emocionuese. Moderatorja kishte vendosur që ai ta merrte vesh nëpërmjet tollumbaceve. Teksa çifti çan tollumbacen, dalin letra blu dhe në këtë mënyrë zbulohet gjinia e fëmijës së tyre të parë, i cili do të jetë djalë. Ky ka qenë një moment shumë i bukur dhe me plot emocione për çiftin të cilët nuk i ndalën dot puthjet dhe përqafimet. Klea është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël dhe më herët, moderatorja ka treguar se shtazënia i ka dhënë 12-13 kilogramë më shumë, ndërsa menjëherë pas lindjes ka ndërmend t’i kthehet palestrës.

https://www.youtube.com/watch?v=9HXl4P4NtqM&feature=emb_title

Moneytizer Paragrafi 4

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]