Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Klea ndan momentin më të ëmbël krah të birit

nga Revista Kosovarja

Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë me datë 4 qershor.

Klea solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Krid.

Dyshja ndajnë shpesh momente pranë të voglit në rrjete sociale, e sidomos Klea. Së fundmi, ajo ka ndarë një moment shumë të ëmbël pranë tij. Moderatorja ka publikuar një video ku shihet duke ledhatuar dorën e Kridit, teksa dëgjojnë “Sung Eun Choi- Spring Waltz”.

Ajo ka treguar se këtë muzikë e ka dëgjuar dhe kur vogëlushi ishte ende në barkun e saj, prandaj dhe e bën të lotojë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Këtë muzikë të Chopin mami ta vinte çdo mbrëmje dhe çdo mëngjes kur ti ishe akoma te barku mamit shpirt. Vetëm ato nëna që e kanë kaluar vetë këtë moment më kuptojnë pse lotoj sa herë e dëgjoj këtë muzikë dhe shikoj Krid! Nuk di sa të dua o krijesë e imja”, ka shkruar Klea.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]