Në një treg ku estetika shpesh shihet thjesht si luks, Kleona Qosja sjell një filozofi krejt ndryshe: kujdesi për veten nuk është modë, por një investim për shëndetin dhe vetëbesimin.
Me një eksperiencë të pasur në Itali dhe tashmë e pozicionuar edhe në Zvicër, Kleona ka ndërtuar karrierën mbi një pasion të lindur natyrshëm – dëshirën për t’i bërë njerëzit të ndihen më mirë me veten. “Gjithmonë më ka pëlqyer bukuria dhe detajet. Një kujdes i vogël mund të ndryshojë krejtësisht mënyrën se si një person e sheh veten në pasqyrë”, thotë ajo.

Katër vite pune në qytete të ndryshme italiane i mësuan se estetika nuk është thjesht teknikë, por mbi të gjitha komunikim dhe ndërtim besimi. “Çdo person është një botë më vete. Nuk ka trajtim universal, duhet të dish të dëgjosh, të ndjesh dhe vetëm pastaj të veprosh.”
Në Zvicër, ajo e sheh sfidën si një mundësi për t’u rritur profesionalisht. Me seriozitetin që kërkon tregu zviceran, Kleona vendos të shtojë ngrohtësinë dhe energjinë që e karakterizojnë, duke krijuar një qasje unike.
Një risi që pritet shumë shpejt…
Jam duke përgatitur publikimin e MASTERCLASS -it tim të radhës, i cili do jete online e do t’i dedikohet trendit të famshëm Glass Skin Effect. Është një kurs ku do të ndaj jo vetëm teknikat, por edhe sekretet praktike për ta arritur atë shkëlqim natyral të lëkurës që vajzat e duan kaq shumë.


Përveç punës praktike, Kleona ka hedhur edhe një hap tjetër të rëndësishëm: ka shkruar një ebook ku ndan mesazhin e saj kryesor: bukuria nuk është luks, por një akt dashurie ndaj vetes. Me këtë projekt dhe me aktivitetet e saj si speaker, ajo synon të frymëzojë njerëzit të shohin estetikën si një proces gjithëpërfshirës, ku kujdesi, vetëbesimi dhe shëndeti i lëkurës lidhen mes tyre.
Në zemër të këtij vizioni është edhe Eclat, një hapësirë estetike që Kleona e ka konceptuar si më shumë sesa një vend për trajtime. “Eclat është një eksperiencë. Një ndalesë nga ritmi i përditshëm, ku secili gjen jo vetëm kujdes estetik, por edhe qetësi dhe energji të re të brendshme.”


Mes pasionit dhe profesionalizmit, Kleona ka ndërtuar një marrëdhënie të natyrshme me klientët e saj: puna bëhet me dashuri, por gjithmonë me standarde dhe përgjegjësi. Dhe ky është sekreti që e bën të dallohet – fakti që për të, bukuria nuk është sipërfaqe, por thellësi.

