Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Klinti Collaku bëhet baba dhe rrëfen emocionet e para: “Qava për orë të tëra”

nga Revista Kosovarja

Artisti i njohur shqiptar, Klinti Collaku, ka ndarë për herë të parë përvojën e tij si prind në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”.

Mbi artikull

Këngëtari, i cili sapo është bërë baba i një vajze tre muajshe me emrin Liora, përshkroi ndjesitë e fuqishme që e shoqëruan gjatë këtij kapitulli të ri.

Collaku rrëfeu se lindja natyrale ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe se partnerja e tij tregoi një forcë të pabesueshme, ndërsa ai vetë u ndje totalisht i dorëzuar. “Kam qarë me orë të tëra,” pranoi ai, duke kujtuar se familjarët e qortonin sepse ai duhej të ishte shtylla e forcës. “Kur takova partneren, unë u dorëzova krejtësisht dhe të dy shpërthyem në lot. Më vonë, kur mora telefonatën, qava sërish për të lëshuar gjithë emocionet e grumbulluara,” shtoi artisti.

Megjithëse i ri në moshë, këngëtari thotë se ky përjetim ia ka ndryshuar tërësisht mënyrën se si e percepton jetën. Tani ai e alternon karrierën me përgjegjësitë familjare dhe shpesh ia këndon vajzës këngët e tij për ta përgjumur. Ai tregoi se kishte ëndërruar për një djalë, por fati i solli një vajzë.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjatë intervistës, Collaku tregoi gjithashtu se surpriza e “gender reveal”-it i ishte prishur para kohe. Ai e mori vesh gjininë përpara festës, ngaqë tezja e vajzës kishte blerë balona dhe përmes një rreze drite dallohej ngjyra rozë brenda. “E zbulova në atë çast, por nuk e tregova që të mos e prisja festën. Megjithatë, u mërzita pak se doja ta përjetoja si surprizë,” përfundoi ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]