fbpx

Koha e duhur për të përdorur vajin e peshkut për shëndetin

nga Revista Kosovarja

Marrja e suplementëve të acideve yndyrore omega-3 është e dobishme për shëndetin e organizmit.

Megjithatë, përfitimi i të gjitha vlerave është në varësi edhe të kohës se kur këto suplementë duhen marrë.

Me kohën nuk nënkuptojmë një orë të caktuar të ditës por më saktë rëndësinë e vakteve ushqimore në përthithjen më të mirë të këtyre acideve.

Ekspertët shpjegojnë se yndyrnat e marra gjatë një vakti ndihmojnë në përthithjen sa më të mirë të suplementëve nga sistemi.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org tregoi se përthithja e acideve yndyrore nga vaji i peshkut është tre herë më e lartë kur këto suplementë merren gjatë një vakti të mirë.

Megjithatë gjatë marrjes së suplementëve duhet të keni parasysh rekomandimet e mëposhtme:

Përfitimet e marrjes së Omega-3 në mëngjes

Mëngjesi është periudha më e mirë për organizmin e disa individëve.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, nëse ju keni një rutinë të caktuar në mëngjes, atëherë në të mund të përfshini edhe marrjen e suplementëve të omega-3.

Nëse në fillim të ditës, ju hani ushqim të pasur me vezë, avokado dhe lëngje perimesh dhe frutash, atëherë në mëngjes organizmi do të përthithë më mirë acidet yndyrore.

Nëse ju në mëngjes hani vetëm fruta, atëherë acidet yndyrore është më mirë të mos i merrni në mëngjes.

Përfitimet e marrjes së suplementëve në drekë

Nëse vakti i drekës përbëhet nga mishi, peshku apo arrorët, atëherë kjo është periudha e duhur për acidet yndyrore.

Për më tepër, në mbrëmje mund të ndiheni më të qetë dhe të vëmendshëm.

Suplementët e lëngshëm apo kapsula

Nëse nuk ju pëlqejnë suplementët e ngurtë, atëherë mund të zgjidhni ato të lëngshëm, të cilët zakonisht kanë pak yndyrë në përmbajtjen e tyre.

Një këshillë të fundit

Përzgjedhja e kohës së marrjes së suplementëve të acideve yndyrore ka një rol të rëndësishëm në marrjen e përfitimeve.

Nëse ju merrni medikamente të tjera në mbrëmje, atëherë në këtë kohë mund të merrni edhe vajin e peshkut.

Zgjidhni formatin që ju përshtatet dhe jini të rregullt në marrjen e suplementëve.

Shpesh keni dëgjuar që vaji i peshkut nuk rekomandohet të merret gjatë muajve të ngrohtë.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se kjo është e pavërtetë, e mbetur nga koha kur vaji i peshkut nuk ruhej në freski.

Vaji i peshkut nëse nuk ruhet siç duhet oksidohet.

Bëni kujdes të mos e konsumoni nëse vëreni se vaji i peshkut në suplementet që blini në farmaci ka shkrirë.

Por nëse ai ruhet në kushte të përshtatshme në frigorifer, Organizatat e Shëndetit e rekomandon atë të merret edhe gjatë muajve të ngrohtë. Mbase në sasi pak më të reduktuara.

Madje gjatë verës është e rekomandueshme të konsumohet edhe më shumë peshk, pasi organizmi e pranon dhe e përvetëson më mirë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]