Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kohën më të mirë e kam kaluar me Robertin”, Nora Istrefi tregon arsyet e divorcit

nga Revista Kosovarja

Në një ndër intervistat e pakta në ekran, Nora Istrefi tregoi këtë mbrëmje për projektet muzikore dhe jetën personale.

Në “Më lër të flas”, vëllezërit Veshaj e pyetën këngëtaren për ndarjen nga ish-bashkëshorti Robert Berisha. Nora tha se divorci erdhi si një vendim i dakorduar nga të dy:

“Është një vendim që e kemi marrë të dy. Me Robertin, unë jam fejuar në moshën 23-vjeçare dhe kemi qenë për 14 vite bashkë. Kohën më të mirë e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, sensi i humorit, pamja… kam kaluar shumë mirë. Por nuk shkoi ashtu si e kisha parashikuar, lidhja pastaj ka pasur shumë kriza. Disa gjëra dua t’i mbaj për vete”.

Erdhëm deri te divorci për të pasur qetësi shpirtërore, tha më tej artistja.

Moneytizer Paragrafi 4

Pyetjes së vëllezërve Veshaj nëse ka mundësi për një bashkim me Robertin, Nora iu përgjigj me shumë stil dhe humor: “U bashkua Donaldi me Borën, prisni njëherë, e lemë me këta dy”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]