Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kolona në Morinë, policia shqiptare shpërndan ujë të ftohtë për udhëtarët

nga Revista Kosovarja

Radhë të gjata janë mes kufirit Shqipëri -Kosovë në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë.

Mbi artikull

Fluksi në këto temperatura të larta është krijuar për shkak të kontrolleve dhe numrit të madh të emigrantëve të BE që po kthehen tek të afërmit e tyre në Kosovë.

Në këto kushte të temperaturave përvëluese, policia shqiptare u ka ardhur në ndihmë udhëtarëve duke iu ofruar atyre ujë të ftohtë për tu freskuar.