Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kolonat e gjata në Prishtinë, Fatmir Spahiu: Me pas ditë isha dal me skarë në ndonjë qoshe aty

nga Revista Kosovarja

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot, për tri ditë radhazi do të vazhdojë testimi i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Mbi artikull

Kjo ka shkaktuar një tollovi të madhe në kryeqytet që në orët e para të mëngjesit duke krijuar kolona të gjata në rrugët kryesore të kryeqyteti.

Ndërkohë, kjo gjendje e trafikut ka bërë që të ketë edhe reagime nga më të ndryshmet në rrjete sociale.

Një ironizim për këtë ka bërë edhe aktori i mirënjohur shqiptar, Fatmir Spahiu përmes një postimi në llogarinë e tij të Facebookut.

Moneytizer Paragrafi 4

“Me pas ditë më herët që bëhet kësi hallakame isha dal me skarë në ndonjë qoshe aty”, ka shkruar aktori në postim.


Kujtojmë që Spahiu njihet për reagimet e tij ironizuese dhe humoristike në rrjete sociale lidhur me çështjet e ndryshme në vend me të cilat tërheq çdo herë vëmendje.

Ndërkohë, theksojmë që testimi do të zgjasë tri ditë radhazi dhe i gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]