Njëra ndër më të përmendurat e rrjetit këto kohë ishte dhe Fifi, e cila la të aludohen disa qështje emocionale.
Pasi u publikuan disa fotografi të “Straqatellës” ku shihej të jetë fejuar, artistja u shfaq në disa video duke qarë, shkruan “Kosovarja”.
Kaq ishte e nevojshme që mediat dhe rrjeti të fillojnë aludimet se lotët e saj ishin për djaloshin.
Derisa ajo u pyet sot nga një ndjekës se përse ka qarë këngëtarja e ka thyer heshtjen duke rrëfyer se ka qarë për dashuri dhe jo nga dhimbja.
Ajo theksoi se nuk ka humbur asnjë njeri dhe e vërteta është shumë ndryshe.