fbpx

Komandanti i Policisë në Lipjan: Kam dhënë dorëheqje morale

nga Revista Kosovarja

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, thotë se ka dhënë dorëheqje morale pas rastit me 27 vjeçarin Agon Zejnullahu.

“Ende nuk jam shkarku, kam dhënë dorëheqje. Po kam bërë kërkesë për dorëheqje, vendimi i ri ende nuk mu ka lëshu, por kam dhënë dorëheqje. Për shkak të zhvillimeve të fundit e kam ofruar dorëheqjen. Realisht zyrtare nuk ka, unë jam ende në pozitën që kam qenë mirëpo kam dhënë dorëheqje morale për shkak të zhvillimeve të fundit dhe pres vendimin e ri”, tha Gashi për KALLXO.com.

Pesë zyrtarët policorë që dyshohen se kanë kryer veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në Lipjan dolën më 09.07.2025 para Gjykatës Themelore të Prishtinës, Dega në Lipjan. Më pas gjykata atyre ua caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]