Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Kemi çliruar 40 për qind të territorit që rusët e pushtuan

nga Revista Kosovarja

Gjatë vitit të kaluar, ukrainasit pretendojnë se kanë arritur të çlirojnë 40 për qind të territorit të pushtuar pas 24 shkurtit – përkatësisht pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Mbi artikull

Këto janë komentet e gjeneralit ukrainas Valerii Zaluzhny, që është në krye të forcave të armatosura të Ukrainës.

“Forcat e armatosura kanë çliruar 40 për qind të territorit të pushtuar, pushtim ky të cilin e filloi vitin e kaluar ushtria e Vladimir Putinit, dhe 28 për qind e territorit që Rusia e pushtoi nga 2014”, ka shtuar Zaluzhny në Telegram, raporton CNN.

“Aktualisht linja e fushëbetejës është 1.500 kilometra e gjatë. Forcat e armatosura të Ukrainës janë trajnuar në 17 vende evropiane. Falë partnerëve ndërkombëtarë – kemi trajnuar mbi 20 mijë ushtarë. Në vitin 2022 janë evakuuar mbi 600 mijë persona dhe mbi 2 milionë tonelata ndihmë humanitare janë dhënë për vendin tonë”, theksoi gjenerali ukrainas.

Moneytizer Paragrafi 4

Në anën tjetër, luftime të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në shumë rajone të Ukrainës, në veçanti në Bakhmut që po konsiderohet si beteja më e përgjakshme nga fillimi i luftës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]