Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, po protestojnë para Kuvendit të Kosovës.
Motoja e protestës është: “Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”.
KOMF kërkon që deputetët të reflektojnë mbi peshën e përgjegjësisë së tyre. KOMF konsideron që deputetët duhet të marrin përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe ligjore për të vepruar urgjentisht për garantimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
Çdo vendim që dështojnë apo vonojnë ta marrin për fëmijët, është një barrë që e paguajnë fëmijët me shëndetin, mirëqenien dhe shpesh jetën e tyre”, thuhet në njoftimin e Koalicionit të Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.