Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kompozitori i “Mora Fjalë” rrëfen pengun me djalin e Adem Jasharit

nga Revista Kosovarja

Kompozitori Naim Gjoshi ndihet krenar se kënga e kompozuar prej tij “Mora Fjalë” për nder të legjendarit Adem Jashari pëlqehet kaq shumë nga shqiptarët, por ka një peng.

I ftuar në “S’e Luan Topi”, ai rrëfeu se i ka mbetur peng fakti që nuk e ka takuar kurrë djalin e heroit. Artisti tha se ka shprehur vazhdimisht dëshirën, por ende nuk e njeh të birin e Ademit:

“Kam qenë 8-9 herë në Skënderaj dhe ai nuk më ka takuar. Unë nuk e njoh. Do të kisha qejf ta takoja. Madje e kam shprehur atje, ku është ky djalë. Ta takoj njëherë”– tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]