Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Komuna e Deçanit del me reagim: I arrestuari për ryshfet punon për Ministrinë e Brendshme

nga Revista Kosovarja

Komuna e Deçanit ka dalë me reagim pas raportimeve se një zyrtar i Komunës së Deçanit është arrestuar, nën dyshimet për marrje ryshfeti.

Mbi artikull

Nga komuna kanë deklaruar se personi i arrestuar është nëpunës i Ministrisë së Brendshme dhe nuk ka lidhje me Komunën e Deçanit.

“Njoftojmë opinionin publik dhe gjithë qytetarët e Deçanit dhe të Republikës së Kosovës, se i dyshuari, H.I., (viti i lindjes 1964, mashkull kosovar), nënpunës në Qendrën e Regjistrimit Civil – Deçan, nuk është punëtor i Institucionit të Komunës së Deçanit por njësisë së veçantë të kësaj Qendre, që vepron nën kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se Komuna e Deçanit nuk ka asnjë përgjegjësi për funksionimin apo administrimin e kësaj Qendre, sepse ata menaxhohen nga MPB-ja dhe ndarja e përgjegjësive është e qartë, madje ata kanë edhe objektin e tyre të veçantë të punës”.

Tutje në reagim thuhet se i dyshuari punon në Komunën e Junikut tash e një kohë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Gjithashtu me aq sa jemi të informuar nga kjo Qendër, i dyshuari H.I. ka një periudhë kohore që është transferuar në pozitën e njëjtë në Komunën e Junikut!”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]