Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Komuna e Mitrovicës nga nesër fillon punën me kapacitetet të plota

nga Revista Kosovarja

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka njoftuar se pas lehtësimit të disa nga masave të vendosura si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19, nga nesër do të filloj funksionimi i komunës me kapacitete të plota, dhe të gjithë zyrtarët komunal duhet të vazhdojnë punën intensivisht, me përjashtim të atyre mbi moshën 60 vjeç dhe që kanë probleme shëndetësore.

Mbi artikull

Bahtiri i bëri këto komente gjatë mbajtjes së mbledhjes e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar disa pika të rendit të ditës, që janë me interes për qytetarët e komunës së Mitrovicës.

Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, shpalosi gjendjen aktuale me virusin COVID-19 në Mitrovicë, me ç’ rast potencoi se deri më tani janë gjithsej 19 raste pozitive me këtë virus, 2 prej tyre janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK, ndërsa 17 tjerë janë në vetizolim në shtëpitë e tyre, dhe të gjithë kanë gjendje të mirë shëndetësore dhe stabile.

Po ashtu, drejtoresha Barani theksoi se në bashkëpunim me drejtorinë për Mirëqenie Sociale këtyre rasteve u kanë dalë në ndihmë përmes pakove ushqimore dhe atyre mjekësore.

Moneytizer Paragrafi 4

Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, i njoftoi bordin e drejtorëve lidhur me Raportin Financiar për tre mujorin e parë të vitit 2020, për të cilin tha se planifikimi i të hyrave për Janar- Mars 2020 ka qenë 480,665.80, ndërsa inkasimi 481,757.86, që do të thotë se realizimi është arritur 100,23%. Gjithashtu drejtori Gashi përmendi edhe vendimin nga Ministria e Financave dhe Transfereve për mos llogaritjen e gjobave dhe dënimeve, edhe në raste të vonesave në Tatimin në Pronë, vendim ky i cili është i publikuar edhe në ueb faqe të komunës.

Në fund drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, tha se pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për fazën e dytë të lehtësimit të masave, nga sot janë hapur Muzeu, Biblioteka, Qendra e Kulturës, Galeria e Arteve, ndërsa Teatri nga 1 qershori.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]