Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Komuna e Prishtinës do t’u vendos çipa qenve endacakë

nga Revista Kosovarja

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka thënë se kanë nënshkruar katër kontratat për trajtimin e qenve endacak.

Musliu tha se Komuna do të bëjë blerjen e çipave që do tu vendosen qenve. Kjo sipas tij, me qëllim që të identifikohen, ngase thotë se po vijnë qen edhe nga komunat e tjera.

Ai tha se për trajtimin e qenve endacakë do të vihet në funksion edhe strehimorja regjionale e cila do të jetë gati vitin tjetër.

“Sa i përket qenve endacakë kemi nënshkruar katër kontrata. Kemi 4 lloje për trajtimin e qenve endacak. Dy të tjera janë në vlerësim dhe i fundit ka të bëjë me blerjen e çipave. Qenve të kryeqytetit do t’i vendoset çipi me qëllim me pa që janë qen të kryeqytetit sepse me apo pa qëllim qentë po vinë nga komuna tjera”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Tani edhe me iniciativë të kryetarit menduam të reagojmë me katër operatorë. Si master-plan për trajtimin e qenve endacakë është edhe strehimorja në Prishtinë që mendohet të bëhet pastaj strehimorja regjionale e cila do të bëhet vitin tjetër”, tha Musliu për EkonomiaOnline.

Ai tha se problemet më të mëdha e kanë pasur me ndërmarrjen “Pastrimi”.

“Problemet që kemi pasur i kemi trashëguar me ndërmarrjen Pastrimi. Së fundmi kemi marrë një vendim dhe kemi shkarkuar kryeshefin për shkak të kësaj performance. Ne paguajmë 4 milionë euro në vit për shërbim për grumbullim të mbeturinave. Komuna merr përsipër edhe inkasimin që ndërmarrja të mos penalizohet”.

“Deponia disa herë i ka mbyllur dyert për ndërmarrjen Pastrimi për shkak të borxhit që nuk ka mbërritur të paguajë. Tash jemi duke bërë riorganizim të ndërmarrjes. Pjesa urbane është duke ecur më mirë sa i përket stabilizimit”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]