fbpx

Komuna e Prishtinës reagon pas protestës së “Pastrimit”: Grumbullimi i punëtorëve para Komunës është i panevojshëm

nga Revista Kosovarja

Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” protestuan sot përpara ndërtesës së Komunës së Prishtinës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre për gjendjen financiare në të cilën ndodhet ndërmarrja.

Protesta paqësore u shoqërua me mjetet e tyre të punës që u parkuan buzë objektit të komunës dhe punëtorët që zgjidhje emergjente të situatës së krijuar.

Me këtë rast, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është duke bërë gjithçka për tejkalimin e kësaj gjendjeje.

“Siç ju kemi njoftuar, Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet.

Presim nënshkrimin e kësaj kontrate edhe nga Kompania Regjionale “Pastrimi”, me qëllim që punëtorët t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre në Kryeqytet” thuhet në njoftim të Komunës.

Ky është njoftimi i plotë i Komunës:
Të nderuar qytetarë,

Ka kohë që Kryeqyteti është angazhuar për zgjidhjen e situatës së krijuar me mbeturinat.

Prandaj, përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithçka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë.

Siç ju kemi njoftuar, Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet.

Presim nënshkrimin e kësaj kontrate edhe nga Kompania Regjionale “Pastrimi”, me qëllim që punëtorët t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre në Kryeqytet.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]