Komuna e Prishtinës fryn faturat e tatimit në pronë 100 për qind

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës në këtë kohë pandemia ka përgatitur një pako emergjente për të ndihmuar bizneset por edhe punëtorët që kanë mbetur papunë për shkak të pandemisë Covid-19.

Po ashtu edhe komunat po mundohen të krijojnë lehtësira për qytetarët.

Mirëpo, një qytetar nga Prishtina, po ankohet se tatimi në pronë për vitin 2020, krahasuar me një vit më parë i është rritur për 100 për qind.

Artisti i mirënjohur, Shaqir Hoti edhe pse pensionist dhe i shtyrë në moshë, do të detyrohet që nga buxheti i tij solid të paguajë 129 euro tatim në pronë për vitin 2020, ani pse një vit më parë ai kishte paguar vetëm 63 euro.

KosovaPress ka siguruar faturat të cilat flasin për një rritje enorme të tatimit në pronë për këtë qytetar.

Ai ka dorëzuar edhe ankesë, pasi që konsideron se i është bërë e padrejtë.

Në vijim mund të shihni dokumentet që vërtetoj në një fakt të tillë:

63 euro sa kishte paguar në vitin 2019, për vitin 2020 fatura i ka ardh hiç më pak se 129 euro.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]