Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Konfirmohet! Ariana Grande i ka dhënë fund martesës 2-vjeçare

nga Revista Kosovarja

Ku ka zë nuk është pa gjë!

Page Six ka konfirmuar që Ariana Grande dhe Dalton Gomez po divorcohen pas dy vitesh martesë.

Burime pranë këngëtares dhe agjentit të pasurive të patundshme na thonë se ata janë ndarë që nga janari – por kanë ruajtur një marrëdhënie miqësore.

“Ata e morrën këtë vendim së bashku. Kishin probleme para janarit, por vendosën të mbeten miq të mirë.” – ka shprehur kështu një burim.

Moneytizer Paragrafi 4

Gomez, vizitoi Ariana-n në xhirimet e “Wicked” në Londër në një përpjekje të fundit për të shpëtuar martesën e tyre, por “nuk funksionoi”, ndan burimi.

“Ata kanë qenë miq vërtet të mirë gjatë gjithë procesit dhe miqtë dhe familjarët e tyre janë përpjekur t’i mbështesin ata.”

Grande krijoi thashethemee se dyshja kishin probleme martesore kur ajo u shfaq në Wimbledon gjatë fundjavës pa unazën në gisht.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]