Kerem Bürsin ka thyer heshtjen dhe ka konfirmuar më në fund lidhjen e tij të re.
Aktori i famshëm turk tashmë është në një romancë me Selin Yağcıoğlu, influencuese dhe krijuese përmbajtjeje në rrjete sociale.
Kjo është lidhja e parë e konfirmuar publikisht pas ndarjes nga Melisa Tapan.
Prej javësh fansat dyshonin për një romancë mes tyre, pasi çifti shihej shpesh në të njëjtat vende. As Bürsin dhe as Yağcıoğlu nuk jepnin deklarata. Nuk kishte foto, as komente, as ndonjë shenjë që të tregonte se mes tyre kishte diçka. Gjithçka ndryshoi gjatë festës së ditëlindjes së Selinit.
Për 35-vjetorin e saj, Selin Yağcıoğlu zgjodhi një udhëtim të qetë e romantik në Kapadokia – larg zhurmës dhe ritmit të shpejtë të Stambollit. Kerem Bürsin iu bashkua festës së saj, duke konfirmuar kështu atë që fansat kishin dyshuar prej kohësh. Çuditërisht, kështu u bë “zyrtare” miqësia e tyre e afërt.
View this post on Instagram
