Konjufca për hapjen e Urës së Ibrit: Është domosdoshmëri, s’më duket se përbën kërcënim të sigurisë

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca sot në emisionin “DPT TE FIDANI” në Klan Kosova ka folur në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit, duke e quajtur domosdoshmëri.

Ai është shprehur se nuk mendon që hapja e kësaj ure, përbën kërcënim të sigurisë, duke thënë se ura nuk është dashur të mbyllet fare.

Konjufca gjithashtu tha se prania e ushtarëve mbi urë, siç u shpreh ai, “nuk len shijen më të mirë, për një Kosovë të bashkuar”, përcjell Klankosova.tv.

“Mua më duket që nuk ka kurrëfar potenciali atje për të eskaluar situata, nuk më duket se hapja përbën një kërcënim të sigurisë, hapja e kësaj ure është një domosdoshmëri jo e sotit, është një domosdoshmëri e cila ka qenë vite me radhë, sepse tashmë jemi vonë le të thuhet me fjalë të tjera, sa i përketë hapjes së kësaj ure”.

“Është dashur ndoshta më mirë të themi të mos mbyllet fare kjo urë, por ja që është mbyllur dhe vet simbolika që e ka prania e ushtarëve mbi urë, nuk len shijen më të mirë, për një Kosovë të bashkuar dhe për një Kosovë unitare”, është shprehur ai.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]