Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Konjufca: Për UÇK-në po kërkohet drejtësi, por jo edhe për masakrat e Serbisë në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në 24-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, e ka quajtur atë aktin më të shëmtuar që bëri Serbia në Kosovë.

Mbi artikull

Sipas tij, burgu është institucioni më i larët i shtetit dhe se 1.000 të burgosur me qëllim u grumbulluan aty për t’u vrarë e masakruar.

Konjufca shtoi se është më se e ditur që shteti serb e ka bërë këtë krim makabër, por që thotë se fatkeqësisht ende nuk ka drejtësi.

Ka deklaruar se kur është puna për gjykimin e UÇK-së ka drejtësi, kurse për masakrën e Burgut të Dubravës nuk është shpallur asnjë i dënuar.

Moneytizer Paragrafi 4

“Jemi këtu për ta kujtuar aktin më të shëmtuar që e bëri Serbia. Ndonëse kanë kaluar 24 vjet dhe përgjegjësia është e shtetit serb, ende fatkeqësisht nuk ka drejtësi. I shoh edhe familjarët që për 24 vjet jetojnë me peshën e padrejtësisë. Kur është puna për UÇK po ka drejtësi e për forcat paramilitare serbe, me përgjegjësi të qartë që dihet për gjithë fushatën e gjenocidit që e ka bërë në Kosovë, nuk po ka drejtësi”, tha Konjufca. /EO

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/