Erida, bombshell-i i ri i “Love Island Albania”, i ka trazuar menjëherë ujërat në vilën e dashurisë, teksa zgjodhi për takimin e saj të parë Harisin, një prej konkurrentëve më në qendër të vëmendjes së formatit.
Kjo zgjedhje e saj solli mjaft “drama” në ciftin Haris-Amadea, ndërsa në përmbledhjen ditore të dhënë sot më 18:20 në TV Klan, pamë se takimi mes Eridës dhe Haris shkoi mjaft mirë, ndërsa konkurrentja e re “u bombardua” me pyetje edhe nga vajzat e tjera.
Megjithatë, edhe pse prej disa prej jush ndoshta s’e dinë, Erida nuk është aspak një personazh i panjohur, duke qenë se është e famshme në platformën “OnlyFans”.
Nëse i hedhim një sy profilit të saj në këtë platformë, shihet që ka një numër të lartë ndjekësisht, që në fakt sic mund ta dini, paguajnë për të parë postimet e Eridës, postime që pak a shumë janë si ky më poshtë:
Konkurrentja e re në “Love Island”, e famshme në
“Bjonde, me shumë foto e video për t’u zbavitur”- shkruan konkurrentja e re e “Love Island” në profilin e saj në “OnlyFans”, ndërsa tani me siguri publiku shpreson që këtë zbavitje ta “transferojë” në vilën e dashurisë, si një ishullore që premton shumë.