Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Konstituimi i Kuvendit, Konjufca: Nuk mendojmë që po shkelet Kushtetuta

nga Revista Kosovarja

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk beson se procesi aktual i konstituimit të Kuvendit po bëhet në kundërshtim me Kushtetutën.
“Nuk mendojmë se është shkelur Kushtetuta. Kushtetuta, për shkak të këtyre momenteve dhe proceseve që i kemi kaluar prej vitit të kaluar, prej zgjedhjeve të shkurtit, ka shkuar duke u interpretuar”, tha Konjufca.

Mbi artikull

Ai u ndal edhe te çështja e afatit prej 24 orësh për përfundimin e seancës konstituive, duke thënë se ekzistojnë interpretime të ndryshme nga ekspertët kushtetues.

Sipas tij, themelimi i Kuvendit mund të zgjasë më shumë se një ditë dhe se situata aktuale nuk duhet të shihet si dramatike.

“Nuk mendoj që është dramatike situata qysh po e interpreton opozita. Është pjesë e formësimit të mëtutjeshëm konstitucional të vendit tonë”, deklaroi ai para mediave, transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ai që mendon se po shkelet Kushtetuta, duhet t’i drejtohet kushtetueses”.
Duke folur për dialogun politik, Konjufca tha se partitë politike duhet të vazhdojnë komunikimin, duke përmendur PDK-në, LDK-në dhe Aleancën, ndërsa shtoi se çdo dëm që mund të shkaktohet nga situata aktuale është më i vogël sesa shkuarja në zgjedhje të reja.

Ai gjithashtu e krahasoi situatën aktuale me përplasjet në seancën e kaluar, duke thënë se dëmi i tanishëm është më i vogël se dhuna që, sipas tij, ishte ushtruar ndaj kryeministrit dhe deputetëve.

“Mendoj thjesht që mund të zgjasë më shumë se një ditë konstituimi i kuvendit, kurrë nuk duhet të lodhemi nga dialogu politik, edhe PDK-së, LDK-së dhe Aleancës do t’i drejtohet sërish Kurti. Çdo dëm që mund të bëhet është më i vogël se ajo që pamë në seancë herën e fundit, dhunë e ushtruar ndaj kryeministrit Kurti dhe ndaj deputetëve. Është më pak dëm se me shku në zgjedhje të reja. Ne nuk po mendojmë që po shkelet Kushtetuta”, u shpreh Konjufca

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

mposun

slot10k