fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Konsulli Arjan Kashtanjeva i bënë bashkë personalitetet e njohura të biznesit

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

17 Shkurti i vitit 2008 shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe përmbyll sakrificën e shumë gjeneratave për liri e pavarësi.

Në përvjetorin e 13-të të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf organizoi një takim virtual me personalitete të rëndësishme nga biznesi, shoqatat kulturore-artistike, shkolla shqipe, bota akademike dhe klubet sportive.

Në hyrje të takimit, Konsulli i Përgjithshëm Arjan Kashtanjeva falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në këtë event shumë të rëndësishëm për shtetin tonë, duke potencuar faktin që gjendja momentale na ka pamundësuar një takim dhe një organizim të veçantë, që do të përkonte me datën 17-të dhe me rëndësinë e saj.

Gjatë fjalimit të tij, Konsulli i Përgjithshëm Arjan Kashtanjeva, u shprehë se në përvjetorët e Pavarësisë së vendit, kujtojmë jo vetëm ditën e lindjes së shtetit tonë, por njëkohësisht nderojmë edhe të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë, brezat e tërë që e ndërtuan vizionin e Kosovës së Pavarur. Përkulje dhe përjetësisht mirënjohës ndaj dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Gjithashtu KP Kashtanjeva falënderoj mërgatën për kontributin e tyre të dhënë për Kosovën në të gjitha proceset, si dhe aleatët tanë ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme në krye me SHBA-të, NATO BE etj. Diaspora janë ambasadorët më të mirë dhe integrimi i tyre na bënë të ndihemi krenar, ku kemi shumë profesionist të fushave të ndryshme, afarist të suksesshëm, artist e sportist. Kosova gjatë këtyre viteve ka bërë një progres evident në të gjitha fushat, duke forcuar subjektivitetin ndërkombëtar dhe duke krijuar institucione demokratike brenda Kosovës, dëshmi më e mirë e kësaj janë edhe zgjedhjet e fundit të cilat ishin të lira, demokratike dhe nuk është shënuar as një incident, që janë shembull jo vetëm për rajonin por edhe për vendet të BE-së dhe më gjerë.

Të pranishëm në këtë takim virtual ishin: z. Nazmi Viqa –Kryetar i Unionit të Bizneseve (UB) në Gjermani, z. Gani Nuha – Nënkryetar i UB, z. Sami Thaçi- Mësues dhe kryetar i KASH-it,z. Besnik Kelmendi- CDU dhe anëtar i Këshillit për Integrim, z. Rrahman Islami – Shoqata Velbert dhe anëtar i Këshillit Integrues, z. Jusuf Jusufi – Kryetar i Bashkësisë Shqiptare në Gjermani, z. Bahri Cani nga Deutsche Welle, znj. Lindita Kryeziu dhe Fitore Berisha nga Shoqata e Gruas Dora d`Istria, z. Pal Sokoli – Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar në Gjermani, znj. Etleva Gerbi – Shkolla Shqipe Euskirchen, z. Herkul Ibrahimi- Shoqata “Nexhmije Pagarusha” Solingen, z. Fikret Ademi – Shoqata Shqiptare Gjermane në Münsterland dhe z. Bekim Beqiri- FC Kastrioti Stückenbruck.

Të gjithë pjesëmarrësit, përgëzuan Konsullatën për organizimin e këtij takimi virtual, i cili zgjati mbi 2 orë dhe ishte interaktiv, ku secili nga të pranishmit patën rastin të urojnë për 13 vjetorin, të flasin fillimisht për punën dhe aktivitetet e tyre, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme që ju është ofruar që nga hapja e Konsullatës së Përgjithshme në Dyseldorf. Bashkëpunimi i gjithanshëm me Konsullatën u vlerësua lartë, e sidomos kur tani jemi në kohë pandemie, Konsullata ka vazhduar të ofroj shërbime dhe të jetë në shërbim të qytetarëve. Të pranishmit konkretisht falënderuan KP Kashtanjeva dhe të gjithë stafin, për punën e mrekullueshme që po bëjnë si dhe për përfaqësimin dinjitoz të RKS-ës dhe se krahas përvojave të tyre kanë dëgjuar vlerësime të larta për Konsullatën nga mërgata, autoritet gjermane dhe zyrat e ndryshme juridike.

Edhe Konsulli Kenan Islami dhe Zv.Konsullja Arta Selimi, në adresimet e tyre shprehën se janë të hapur për bashkëpunime, ku posa të normalizohet situata do të fillojnë me funksionalizimin e planeve dhe projekteve të ndryshme, ku Zv.Konsullja Selimi vlerësoi lartë sidomos aktivitetet e Shoqatës së Gruas Shqiptare „DORA D‘ISTRIA“, të cilat po bëjnë një punë të mrekullueshme dhe se projektet e përbashkëta do të kenë qendër padyshim vetëm suksesin.

Të pranishmit e vlerësuan lartë takimin edhe pse virtual, pasi ishte një mundësi e mirë e njohës me njeri tjetrin, me sfidat që ka shkaktuar Pandemia COVID-19 por gjithsesi edhe me punën dhe sukseset mërgatës.

Etiketa: Arjan Kashtanjeva

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Prishtina hap tender 250 mijë euro për rregullimin e varrezave

3 orë më parë
Aktuale

New York Times – Në një vend dominuar nga ish-rebelë, gratë gjejnë fuqinë në kutitë e votimit

4 orë më parë
Aktuale

‘Google’ liston Uta Ibrahimin si një ndër gratë më me ndikim në botë

6 orë më parë
Aktuale

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

7 orë më parë
Aktuale

Grenell nuk ndalet, vazhdon ta godasë Kurtin

7 orë më parë
Aktuale

Gruaja e Adem Jasharit, e papërkulur deri në frymën e fundit

7 orë më parë
Postimi tjetër

Georgina tregon trupin nga palestra

Shpikja e re lejon burrat t’i ushqejnë bebet me “gji”

Arbenita Ismajli reagon pas lajmit se është në pritje të ëmbël

TË FUNDIT

Pas abortit nuk duhet të prisni një vit deri në shtatzëni të re

2 orë më parë

Ky është gabimi më i keq që mund të bëni kur përpiqeni të flini natën

2 orë më parë

Receta e maskës me qepë që rrit flokët brenda pak javëve

3 orë më parë

Prishtina hap tender 250 mijë euro për rregullimin e varrezave

3 orë më parë

Drake është arsyeja e ndarjes së Kim dhe Kanye?

3 orë më parë

Tea: Falë ‘Përputhen’ gjeta partnerin e jetës sime e për këtë nuk pendohem

3 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Takimi i Andit me Jasminën, plot gozhdime e hatërmbetje

7 vdekje dhe 591 raste të reja me COVID-19

I kërkoi të dilte beqare nga programi, Fationi reagon pas largimit të Anës

Në këto komuna sot do të ndalet rryma

Gates ka një paralajmërim për ata që investojnë në Bitcoin

Ajo që shihni si fillim në foto, tregon shumë për personalitetin tuaj

Ja çfarë pasoja shkakton alarmi në celular

Vdes Murat Jashari, i denuari per plagosjen e Azem Vllasit

Sot është shënuar numri më i lartë i rasteve pozitive me Covid-19, IKSHPK iu bën apel qytetarëve

Modelja që u puthë me Robert Berishën tregon se a janë në lidhje?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci