Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Konsumoni fiqët për ta ulur tensionin e lartë të gjakut

nga Revista Kosovarja

Hipertensioni, apo siç njihet ndryshe tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, veshkat, trurin, si dhe mund të shkaktojë komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve.

Mbi artikull

Përveç medikamenteve, ai mund të trajtohet me një regjim të shëndetshëm ushqimor që përfshin fruta dhe perime dhe nuk përfshin ushqime të përpunuara dhe të shpejta.

Për uljen e tensionit të gjakut rekomandohet fiku, pasi është një nga burimet më të mira të kalciumit, mineral ky i nevojshëm për funksionin e muskujve dhe nervave.

Ky mineral balancon nivelet e lëngjeve në trup dhe rregullon rrahjet e zemrës si dhe zgjeron enët e gjakut dhe ndihmon në eliminimin e sodiumit nëpërmjet urinës.

Moneytizer Paragrafi 4

Ju rekomandojmë:

Fikun mund ta përfshini në sallata ose ta konsumoni rregullisht gjatë ditës.

Fiqtë mund t’i hani në mëngjes dhe t’i përzieni me drithëra ose mund t’i konsumoni nëpërmjet vakteve.

Disa fiq të thatë mund t’i mbani në ujë gjatë natës dhe më pas lëngën e tyre ta pini esëll në mëngjes. Kështu ju do të jeni në gjendje të përthithni më shumë prej ushqyesve të tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]