Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Korab Shaqiri e ironizon Bill Gates: I besoj vetëm atij

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i njohur shqiptar, Korab Shaqiri, ashtu si shumë kolegë të tij ka pezulluar të gjitha aktivitetet muzikore shkaku i coronavirusit.

Mbi artikull

Këtë kohë, ai po e shfrytëzon për të qenë pranë fansave të tij përmes rrjeteve sociale.

Përveç imazheve të ndryshme nga përitshmëria, jo të pakta janë rastet kur figurat publike këto zhvillojnë edhe ironi me situatën e COVID-19.

Një gjë të tillë e ka bërë Korabi në fotografinë e fundit të publikuar në InstaStory, ku ka shfaqur themeluesin e kompanisë Microsoft, Bill Gates.

Moneytizer Paragrafi 4

Korab Shaqiri me shaka ka shkruar në mbishkrimin e saj se Bill është njeriu i vetëm të cilit i beson pasi sipas tij ai ka përvojë me viruse që nga Windows 95, referuar kështu viruseve kibernetike që kaplojnë pajisje softverike apo programet.

“Këtij njeriu i besoj kur flet për viruse! Se ky njeri ka pasur punë me viruse prej Windows 95”, ka shkruar Shaqiri në InstaStory.

Përndryshe, numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë ka kaluar shifrën e 126 personave.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]