Këngëtari i njohur kosovar, Korab Shaqiri pas suksesit të tij në shkollim, sot pati edhe një sukses tjetër.
Ai numëron hite të shumta, duke mos i lënë pas edhe sukseset në shkollim, ku para pak muajve ai mori titullin “Doktor Shkence i Kompozimit”.
Ndërsa sot, Korabi fitoi detyrën e asistent profesorit në njërin nga universitet private vendase. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet këngëtari në profiline tij në Instagram.
“Sot m’u dha titulli Profesor Asistent nga kolegji “UBT”, titull i cili do të më obligojë që me shumë përkushtim të përcjell gjenerata në mësimnxenjen e muzikës artstike.
Faleminderit stafit të kolegjit “UBT” në krye me Prof. Edmond Hajrizi!
Kolege te nderuar/a,
Ju njoftoj se me vendim te Komisionit Vleresues te dates 15.02.2021 dhe me aprovim te Keshillit te UBT-se ne mbledhjen e dates 16.02.2021 ne raundin e pare te thirrjeve akademike nga fakulteti yne Fakulteti i Arteve (programet AMD, DI dhe MDM) jane graduar me titullin Profesor Asistent stafi ne vijim:
Dr. Egzon Bajraktari
Dr. Korab Shaqiri
Urime! Kolegeve tjere/a ju urojme sukses ne raundet tjera. UBT do te vazhdoje me procesin e thirrjeve akademike dhe vleresimin e stafit.
Gjithe te mirat,
UBT”, shkroi ai.
View this post on Instagram