Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Korçë, një 66-vjeçar gjendet i vdekur në veturën e djegur

nga Revista Kosovarja

Një 66-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti që u përfshi nga flakët në një lagje të Korçës.

Mbi artikull

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, viktima ndodhej në sediljen e parë të pasagjerit, ndërsa dyshohet se mund të jetë vetëdjegur brenda mjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

“Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se brenda automjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, ndodhej pa shenja jete shtetasi I. Ç., rreth 66 vjeç.”, thuhet në njoftim. /

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]