fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Koreja e Veriut lëshon dy raketa si përgjigje ndaj nëndetëses amerikane

nga Revista Kosovarja
5 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin Lindor gjatë mëngjesit të së mërkurës, si përgjigje ndaj vendosjes së një nëndetëseje amerikane që mban armë bërthamore në Korenë e Jugut.

Shefat e përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut (JCS) thanë se midis orës 3:30 dhe 3:46 të mëngjesit, Koreja e Veriut gjuajti dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi nga një zonë pranë kryeqytetit Phenian.

Vuçiq: Kemi pikëpamje të ndryshme, Rutte nuk i përmendi arrestimet e qytet…
Ato fluturuan rreth 550 kilometra, para se të binin në det në lindje të gadishullit korean.

Ushtria japoneze raportoi se raketat ranë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë dhe se deri tani nuk ka raportime për dëmtime të anijeve apo avionëve në atë zonë.

Nga JCS-ja i bënë thirrje Koresë së Veriut që t’i ndërpresë lëshimet e tilla.

“Ne dënojmë fuqishëm lëshimet e njëpasnjëshme të raketave balistike të Koresë së Veriut dhe i shohim si akte të rënda provokuese që minojnë paqen dhe stabilitetin e gadishullit korean, si dhe komunitetin ndërkombëtar, dhe janë një shkelje e qartë e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha JCS-ja në një deklaratë për media.

Ushtria amerikane tha se ishte në dijeni për këto lëshime të raketave dhe ishte duke u konsultuar ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj.

Gjatësia e fluturimit të raketave të Koresë së Veriut përputhet me distancën midis Phenianit dhe qytetit të Koresë së Jugut, Busanit, ku nëndetësja amerikane USS Kentucky mbërriti të martën pasdite.

Kjo është dërgesa e parë e një nëndetëseje amerikane të armatosur me armë bërthamore në Korenë e Jugut që nga vitet 1980.

Më 12 korrik Koreja e Veriut testoi një raketë të re balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurta, që tregoi se mund të arrijë potencialisht thellë në kontinentin amerikan.

Nisja u mbikëqyr nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili është zotuar të forcojë më tej aftësitë bërthamore të vendit të tij përballë zgjerimit të aktiviteteve ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Raketat u lëshuan në një kohë kur SHBA-ja dhe disa vende të tjera po përpiqen të sigurojnë lirimin e një ushtari amerikan, që u arrestua një ditë më parë kur kaloi pa leje kufirin nga Koreja e Jugut për në Korenë e Veriut.

“Një shtetas amerikan në një turne orientues kaloi, pa autorizim, vijën e demarkacionit ushtarak në Republikën Popullore Demokratike të Koresë”, tha Komanda e OKB-së në Twitter.

“Ne besojmë se ai është aktualisht në paraburgim në Korenë e Veriut dhe po punojmë me homologët tanë për ta zgjidhur këtë incident”, shtoi ai, duke iu referuar Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut.

Forcat e Koresë së Jugut dhe SHBA-së kanë kryer stërvitje ajrore dhe detare gjatë këtij viti.

Vendosja e nëndetëses në ujërat jugkoreane është pjesë e përpjekjeve së Uashingtonit për t’iu përgjigjur më mirë kërcënimeve të Koresë së Veriut që kryen vazhdimisht testime të armëve bërthamore.


Etiketa: SHBAVeriuDeti lindor

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Sekuestrohen rreth 270 kilogramë mish të pa përdorshëm

2 minuta më parë
Aktuale

Arrestohen dy persona në Gjakovë, iu gjetën në shtëpi mbi 1 kilogram marihuanë e afro 6 mijë euro

34 minuta më parë
Aktuale

Zyrtari i një banke në Gjilan raporton se klienti deponoi 749 euro të falsifikuara, Policia nis hetimet

55 minuta më parë
Aktuale

Kufizimi i komunikimeve për ish-krerët e UÇK’së në Hagë, flet mbrojtja e Thaçit

60 minuta më parë
Aktuale

Vrasja e Liridonës, policia tregon se çka është konfiskuar

1 orë më parë
Aktuale

Maqedonci del me njoftim për arrestimin e pjesëtarit të FSK’së

1 orë më parë
Postimi tjetër

Avokati Berisha: U arrestova sepse e godita pushtetin, s’do të ndalem t’i shpërfaq skandalet

Aksion i madh i Policisë në Shkup, ky është emri i funksionarit të BDI-së që u prangos nga forcat e sigurisë

Ju ka pickuar mushkonja? Kjo është mënyra se si po atë çast të zhduken ënjtja dhe skuqja

TË FUNDIT

Sekuestrohen rreth 270 kilogramë mish të pa përdorshëm

2 minuta më parë

Rreth 270 kilogramë mish janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar Kosovë – Shqipëri nga dy shtetas shqiptarë....

Theret me thikë një i mitur, arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

23 minuta më parë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona (njëri i mitur) pasi të njëjtit dyshohet se pas një...

Arrestohen dy persona në Gjakovë, iu gjetën në shtëpi mbi 1 kilogram marihuanë e afro 6 mijë euro

34 minuta më parë

Policia e Kosovës ka njoftur se dy persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë i janë...

Zyrtari i një banke në Gjilan raporton se klienti deponoi 749 euro të falsifikuara, Policia nis hetimet

55 minuta më parë

Një zyrtar i një banke në Gjilan ka raportuar në Polici se një klient ka deponuar 749 euro para të...

Kufizimi i komunikimeve për ish-krerët e UÇK’së në Hagë, flet mbrojtja e Thaçit

60 minuta më parë

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është duke hetuar çështjet që ndërlidhen me kufizimin e komunikimeve për të akuzuarit...

Vrasja e Liridonës, policia tregon se çka është konfiskuar

1 orë më parë

Tre persona janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës si të dyshuar për vrasjen e Liridonës. Në mesin e të...

MË TË LEXUARAT

Arifi: Kurti dhe Rama nuk më çojnë mallin e Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit

Kjo është arma me të cilën dyshohet të jetë vrarë Liridona Murseli

Adelina Ismaili i bënë urimin më të bukur bashkëshortit

Në “Ditën e Çikave”, Adri i këndon Ilirianës, ajo shpërthen në lot

Rumunja që këndoi “Mora fjalë”, viziton Prekazin

Detaje nga tragjedia në Prishtinë: I riu që dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij ende në arrati

Nëna e Santianes nuk e dëshiron Bucin në jetën e të bijës

Vdes aktorja e njohur amerikane në moshën 93 vjeçare

Vajza e ish-deputetit ndërroi jetë, Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin prekës

Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist