Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Koronavirusi, 179 viktima në 24 orët e fundit në Itali

nga Revista Kosovarja

Italia ka nisur javën dytë të fazës së dytë të bashkëjetesës me virusin e kurba e pandemisë prej disa ditësh regjistron një qëndrueshmëri drejt uljes së numrit të viktimave e të rasteve pozitive.

Qeveria italiane pritet të aprovojë gjatë orëve në vijim planin ekonomik për lansimin e ekonomisë pas dëmeve kolosale që pandemia po shkakton në të gjitha sektorët prodhues e tregtarë.

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 179 viktima e 744 raste pozitive më shumë.

Numri total i viktimave ka arritur në 30,738 e numri total i personave të infektuar nga Covid 19 deri më sot është 219,814.

Moneytizer Paragrafi 4

Persona aktualë pozitiv me koronavirus në Itali janë 82,488.

Pacientë që po kurohen në struktura spitalore janë 13,539.

Pacientë që po kurohen në repartet e terapisë intensive janë 999 e 28 pacientë më pak se një ditë më parë.

Pacientë të shëruar nga Covid19 deri më sot më sot në Itali janë 106,587 e janë 1,401 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Në rajonin e Lombardisë më i godituri deri më sot janë gjithsej 15,054 viktima e 64 viktima më shumë se një ditë më parë e 364 persona të infektuar më shumë në 24 orët e fundit.

Në rajonin e Vall D’Aosta në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë e vetëm një rast pozitiv me Covid 19.

Në rajonin e Toskanës në veri të vendit janë shënuar 8 viktima, 13 raste pozitive e 79 pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë, transmeton oranews.

Në rajonin e Lazios ku gjeografikisht ndodhet kryeqyteti Romë dita e sotme ka regjistruar numrin më të ulët që nga nisja e pandemisë deri më sot janë 25 raste pozitive e 5 viktima më shumë se një ditë më parë.

Në Romë janë 15 raste pozitive e 3 viktima më shumë në 24 orët e fundit.

Në jug të vendit në rajonin e Puglias sot janë regjistruar 14 raste pozitive më shumë e 3 viktima.

Deri më sot në Itali janë kryer 2 606 652 tampone.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]