Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Koronavirusi i ri a transmetohet më lehtë tek të tjerët?

nga Revista Kosovarja

Një studim i realizuar në Shkollën për Higjienë dhe Mjekësi Tropikale në Londër, ka zbuluar se varianti i ri i koronavirusit të zbuluar në Britani të Madhe, është për 56 për qind më infektues dhe shumë më lehtë i transmetueshëm te të tjerët.

Mbi artikull

Siç raporton “Forbes”-i, sipas një ekipi të shkencëtarëve, me këto shifra situata në mënyrë dramatike mund të përkeqësohet me pandeminë e koronavirusit.

Megjithatë, kanë theksuar se është për 70 për qind më pak infektues sesa që kryeministri britanik Boris Johnson, pati deklaruar disa kohë më parë.

Shkencëtarët që i qëndrojnë këtij studimi kanë njoftuar se masat e kufizimit dhe bllokadat që janë vënë në Britani të Madhe, mund edhe të mos e ndalin përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Moneytizer Paragrafi 4

Besohet se varianti i ri i koronavirusit është “përgjegjës” për rritjen enorme të rasteve të reja me COVID-19 në Britani të Madhe.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]