Drejtori i birrarisë Peja, Ernest Jusufi, ka ndërruar jetë, të martën.
Jusufi ishte i infektuar me Covid-19, dhe ka vdekur në Shkup.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi, i cili ka publikuar edhe një fotografi të të ndjerit.
Jusufi ishte i angazhuar në industrinë e ushqimit që nga viti 2005.
Ai ka shërbyer edhe si drejtor ekzekutiv i Devolli Distribution.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10219802102935278&set=a.1494841603259&type=3
