Nëse keni pasur ndryshime muajin e kaluar në menstruacione mund ta pyesni veten, vallë përse ka ndodhur kjo?
Fakti është se periudha e izolimit ka arritur të ndikojë tek femrat në këtë kohë pandemie.
Dr Sarah Jarvis ka thënë për “The Sun” se ka një numër të madh faktorësh që mund të ndikojnë në periudhën tuaj duke u shfaqur ç’rregullime të shumta, transmeton “Revista Kosovarja”.
Disa nga arsyet kryesore janë:
1. Nëse jeni të stresuar
2. Dieta juaj ka ndryshuar
3. Jeni duke ushtruar më shumë se ç’duhet
4. Jeni duke përdorur pilula që mund të kenë efekte anësore
5. Përdorni alkool në masë të madhe
6. Bëni gjumë të ç’rregullt
7. Jeni të infektuar me koronavirus
8. Nuk jeni në gjendje të mirë shëndetësore
Sipas NHS, duhet të bëni një vizitë tek mjeku për probleme të menstruacioneve vetëm nëse:
1.Periudhat tuaja befas bëhen të parregullta dhe jeni nën 45 vjeç
2.Keni periudha më shpesh se çdo 21 ditë ose më rrallë se çdo 35 ditë
3.Periudhat tuaja zgjasin më shumë se shtatë ditë
4.Ekziston një ndryshim i madh (të paktën 20 ditë) midis ciklit tuaj më të shkurtër dhe më të gjatë menstrual
5.Ju keni periudha të parregullta dhe po luftoni të mbeteni shtatzënë. /Kosovarja/