fbpx

Korrja e grurit, Qendra Korrektuese në Dubravë arrin në 31,800 kilogramë për vitin 2024

by Revista Kosovarja

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës janë korrur 10 hektarë grurë, dhe sasia totale e grurit të korrur për vitin 2024 ka arritur në 31.800 kg.

E gjithë puna, nga mbjellja deri te korrja, është realizuar nga të burgosurit e kësaj qendre, nën mbikëqyrjen e Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe stafit të Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Sipas një njoftimi, “Rendimenti i prodhuar nga kjo kulturë bujqësore do të përdoret për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese.”

Shërbimi Korrektues i Kosovës gjithashtu njofton se, përmes aktiviteteve të Njësisë Ekonomike, synohet përmirësimi i rehabilitimit dhe ri-socializimit të personave të burgosur, si dhe ulja e shpenzimeve të buxhetit të SHKK-së.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]