Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kosova bëri gabim që hoqi shpejt masat kufizuese

nga Revista Kosovarja

Eksperti i shëndetit publik në Universitetin e Harvardit, Gani Abazi ka thënë se disa shtete në botë janë ngutur me rihapjen e bizneseve dhe lirimin e masave për qarkullimin e njerëzve.

Mbi artikull

Ai tha se në javët e fundit sipas statistikave numri i të infektuarve dhe të vdekurve është rritur në botë.

“Disa shtete janë ngutur me rihapjen e bizneseve, ekonomisë, qarkullimit etj, dhe si pasojë numri i të infektuarve dhe i të vdekurve ka shënuar rritje në javët e fundit. Për këtë arsye këto shifra na bëjnë të mendojmë që mos të ngutemi në rihapjen e bizneseve dhe qarkullimit”, ka thënë Abazi.

Siç theksoi Abazi, Kosova nuk duhet të ngutet me rihapjen pasi mund të rezultojë me rritje të numrit të rasteve.

Moneytizer Paragrafi 4

“Duhet të ketë një qasje pragmatike të rihapjes. Kosova duhet të dëgjoj institucionet e shëndetësisë publike. E di që kjo ndikon në zhvillimin ekonomik dhe të humbjeve të vendeve të punës”, ka thënë ndër të tjera ai.

Abazi tregoi se ekziston një terapi e cila po praktikohet në Amerikë.

“Terapia antivirale ka treguar efekte pozitive kundër virusit. Kjo është drita e parë. Dhe drita e dytë është që në vjeshtë të kemi disa vaksina kundër këtij virusi. Shëndetin tonë duhet ta vendosim para ekonomisë”, tregoi eksperti Abazi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]