fbpx

Kosova dhe Arabia Saudiet bëhen me marrëveshje doganore

nga Revista Kosovarja

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Kosova dhe Arabia Saudite e kanë nënshkruar një marrëveshje doganore, sot më 4 dhjetor.

Ai ka thënë se marrëveshjen e nënshkroi me ministrin e Financave të Arabisë Saudite, Mohammed Al Jadaan.

“Marrëveshjen e nënshkruam në ceremoninë hapëse të Konferencës Ndërkombëtare për Zekatin, Tatimin dhe Doganat 2024, ku po marrim pjesë bashkë me drejtorin e Doganave, Agron Llugaliu, dhe atasheun doganor Bekim Mehmetaj”.

“Kjo marrëveshje, që adreson çështjet doganore dhe është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, përfaqëson një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Duke përafruar bashkëpunimin tonë shumë dimensional në fushën e Doganave, marrëveshja do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar Murati në Facebook. /Klankosova.tv


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]