Kosova ende pa Kryeprokuror të ri

nga Revista Kosovarja

Pozita e Kryeprokurorit të Shtetit për më shumë se dy vite po vazhdon të udhëhiqet me ushtrues detyre.

E urgjente po konsiderohet hapja e konkursit të ri për këtë pozitë nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Nga ky institucion deklarojnë se nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje nga zyra e Presidentes pas ridërgimit të emrit të kandidatit, Blerim Isufaj, ndonëse kjo e fundit në tetorin e vitit të kaluar nuk e kishte dekretuar Isufajn si Kryeprokuror të Shtetit, me arsyetimin se ka pasur disa shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes së tij.

KosovaPress ka pyetur në Këshillin Prokurorial të Kosovës se nëse pritet të hapet konkursi i ri për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, por në përgjigjen dhënë nuk është përmendur fare kjo cështje.
Sipas Bedri Gashit i cili ushtron detyrën e udhëheqësitë të Njësisë për Komunikim Publik në KPK, ky institucion i drejtësisë nuk ka marrë asnjë përgjigje nga presidenca.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]