Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kosova i sjell fat Izraelit: Zbulohen tekste biblike 2 mijë vjeçare

nga Revista Kosovarja

Arkeologët izraelitë gjatë ditës së sotme kanë njoftuar gjetjen e dhjetëra fragmenteve në Detin e Zi që mbanin tekste biblike që u zbuluan në një shpellë në shkretëtirë e që besohet se ishte fshehur gjatë revoltës hebreje kundër Romës gati 1 mijë e 900 vjet më parë.

Mbi artikull

Fragmentet e pergamenës mbajnë vargje të tekstit grek nga libri i Zechariah-së dhe Nahumit dhe janë radiokarbonizuar në shekullin e 2 të erës tonë, sipas Autoritetit Izraelit të Antikiteteve.

Ato janë fragmentet e para të gjetura nga ekskavimet arkeologjike në shkretëtirën në jug të Jerusalemit qe 60 vjet, shkruan ABC.

Pjesët e reja besohet se i përkasin një seti fragmentesh të pergamenave të gjetura në vendin e quajtur “Shpella e Tmerrit” – i emëruar për 40 skeletet njerëzore të gjetura gjatë ekskavimeve në vitet ’60. Shpella ndodhet në një kanion të humbur në Shkretëtirën Judeane në jug të Jerusalemit.

Moneytizer Paragrafi 4

Fragmentet besohet të jenë fshehur në shpellë gjatë Revoltës së Bar Kochba-s, një kryengritje e armatosur hebreje kundër Romës gjatë sundimit të Perandorit Hadrian, mes viteve 132 dhe 136 të Erës Tonë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]