fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kosova ka potencial për turizëm, por i mungon diçka

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për turizëm. Kështu konsideron Shoqata e Turizmit si dhe ajo e Unionit të Turizmit në Kosovë.

Sipas tyre, në zonat malore, turizmi do të ishte edhe më shumë i zhvilluar nëse do të kishte infrastrukturë më të mirë, energji elektrike, e përveç këtyre, do të duhej të kishte edhe paketë turistike që do t’i tërhiqte vizitorët.

Ani pse Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim të turizmit malor, Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës dhe pronar i një agjencie turistike në vend, tha se në këtë drejtim, duhet punuar më shumë, sidomos për infrastrukturë e për oferta turistike. Ai përmendi disa probleme që e përcjellin turizmin në Kosovë.
Kosovës i mungon oferta turistike, hotelet janë jashtëzakonisht të shtrenjta. Pra krahasim me vendet e rajonit është më e shtrenjta për akomodim e në të njëjtën kohë e kemi problem shumë të madh sidomos në zonat malore infrastrukturën e dobët. Pa energji elektrike, pa infrastrukturë ligjore dhe zona të caktuar turistike është problem për të tërhequr turistë, shto këtu mungesën e ofertës turistike që ne nuk e kemi ende”, tha ai.

Kurtishaj tha se turistëve që dëshirojnë ta vizitojnë Kosovën u sugjerojnë të shkojnë në zonat në Pejë, Grykë të Rugovës, Bogë, pastaj në malet e Sharrit, duke përfshirë Brodin, Prevallën e të tjera. Ai tha se në Prizren të gjithë turistët ndahen të kënaqur. Gjithashtu Kurtishaj shtoi se turistëve iu preferojnë të vizitojnë edhe vendet me histori.

“Kosova është dëshmuar botërisht që ka një tolerancë fetare, pra kemi trashëgiminë fetare edhe kemi trashëgiminë kulturore në qytetin e bukur të Prizrenit, ku të gjithë turistët vendorë e të huaj ndahen jashtëzakonisht të kënaqur. Gjithashtu ne, si agjenci turistike, preferojmë shumë të vizitohet edhe vendi i shenjtë pra Kullat e Jasharajve në Prekaz, gjithashtu Gllogjanin më një histori dhe vendet e tjera që kemi me kala të ndryshme qoftë Artana, Kalaja e Prizrenit që ka pamje jashtëzakonisht të bukur”, tha Kurtishaj.

E kryetari Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, konsideron se Kosova për sa i përket pjesës së turizmit ofron jashtëzakonisht shumë. Ai tha se vitin e kaluar ka pasur rritje të numrit te vizitorëve në Kosovë për 25%, duke shtuar se këtë vit pret që kjo përqindje të rritet.

“Kryesisht në Kosovë, sidomos në statistikat e vitit të fundit kemi pasur një rritje jashtëzakonisht të madhe të turistëve që e kanë vizituar Prishtinën, gjithmonë duke pasur parasysh edhe shtimin e aktiviteteve dhe festivaleve të cilat i ka organizuar Komuna e Prishtinës, pra të gjitha këto aktivitetet janë një element që tërheqin vizitorë. Pastaj kemi edhe pjesën e Prizrenit, ku ka një interesim të madh për turizmin kulturor një interesim për vizita te monumente të ndryshme të trashëgimisë kulturore”, tha ai.

Hoti tha se vizitorët shkojnë më shumë në Rugovë, Radavc te shpella ”Bukuroshja e Fjetur”, te Ujëvara e Drinit dhe shumë vende të tjera atraktive. Ndërsa në sezon të dimrit, përmendi qendrat e skijimit të cilat kanë shumë vizitorë.

Sipas një ankete të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku morën pjesë 146 hotele, për periudhën mars 2023, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në Kosovë ishte rreth 52 mbi mije, e prej tyre 30.76% ishin vendorë dhe 69.24% të jashtëm. Numrin më të madh të vizitorëve e kishte Prishtina me 18 mije 567 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e kishte Rajoni i Pejës me 65 mije 253 net-qëndrime.

Sipas ASK-së, për sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra etj.


Etiketa: KosovaTurizem

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Përfundon takimi, Escobar e Lajçak kanë tri kërkesa për Kurtin

20 minuta më parë
Aktuale

Babai e rrëmbeu pas divorcit dhe e qethi mos ta njihnin, vajza e vogël bashkohet me nënën

51 minuta më parë
Aktuale

Zana Avdiu: Opozita s’po guxon as me u ndi nga Vetëvendosja, duhet me dalë në rrugë kundër Kurtit

54 minuta më parë
Aktuale

Escobar dhe Lajçak në zyrë te Kurti, nis takimi për zhvillimet në veri

2 orë më parë
Aktuale

Lushtaku mbush Skenderajn me flamuj amerikanë: Ishalla s’ka nevojë me shku në Mitrovicë

3 orë më parë
Aktuale

“Burdushi”: Me hajmali e fall s’e kam kriju pasurinë

7 orë më parë
Postimi tjetër

Këto vende do të mbesin sot pa rrymë

Kontrolloni sheqerin në gjak duke ngrënë gjithmonë me orare të rregullta

Çfarë dihet për kosovaren që u vra në Gjermani, raportohet se çifti ishin ndarë

TË FUNDIT

Efi bëri hapin e para,ja si veproi Luizi me postimin e saj?

2 minuta më parë

Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes duket se kanë gjetur sërish miqësinë jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Një ditë...

Kush është modelja 22-vjeçare që përflitet për një romancë me DiCaprion?

11 minuta më parë

Fotot nga arratisja e fundit e Leonardo DiCaprio në Ibiza kanë bërë xhiron e internetit. Veçse në këto imazhe ai...

Përfundon takimi, Escobar e Lajçak kanë tri kërkesa për Kurtin

20 minuta më parë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ai dhe i dërguari...

Taylor Swift gëlltiti një insekt në skenë, momenti bëhet viral

32 minuta më parë

Taylor Swift u përball me një incident të pazakonshëm teksa ishte në skenë në turneun e saj në Chicago. Artistja...

Olta Gixhari flet për epitetet që i vunë në “Big Brother VIP”

42 minuta më parë

Aktorja e njohur Olta Gixhari nuk arrin dot të bëjë dallimin mes epiteteve që i kanë vënë gjatë qëndrimit në...

Babai e rrëmbeu pas divorcit dhe e qethi mos ta njihnin, vajza e vogël bashkohet me nënën

51 minuta më parë

Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e një vajze 6 vjeç, që në 2021 u rrëmbye nga...

MË TË LEXUARAT

Loredana në Kosovë, e viziton babin e ndjerë 

Xhuli ngacmon imagjinatën e ndjekësve në imazhet e reja

Al Paçino po bëhet baba në moshën 83 vjeç, mjeku i njohur tregon për shance të tilla

Pas humbjes së gjyqit me Johnny Depp, Amber Heard zbulon nëse do i rikthehet aktrimit apo jo

Presidenti i parë në botë që haptazi pranon se është homoseksual

Labi më nuk e fsheh imazhin e të bijes, është kaq simpatike

Kate Hudson pozon e zhveshur në pjesën e sipërme, vëllau i bën komentin epik

Ministria mbrojtjes e Turqisë publikon një video të forcave paqeruajtëse turke të cilët janë nisur për Kosovë

Deputetët e VV-së duartrokasin Kurtin gjatë fjalës së tij

Parashikimi i motit sot

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist