Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kosova në KiE dhe heqja e masave të BE-së, temë diskutimi mes Osmanit dhe kryeministrit belg

nga Revista Kosovarja

Presidentja, Vjosa Osmani në Budapest është takuar edhe me kryeministrin belg, Alexander De Croo.

Mbi artikull

Sipas një njoftimi në Facebook, e para e vendit tha se kryeministrit belg i shprehu mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Belgjikës për Kosovën, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu, Osmani theksoi rëndësinë e përmbylljes me sukses të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjes së masave ndaj Kosovës si një hap i domosdoshëm për të përparuar në rrugën evropiane.

“Në samitin e Komunitetit Politik Evropian, pata kënaqësinë të takohem edhe me kryeministrin belg Alexander De Croo, të cilit i shpreha mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Belgjikës për Kosovën. Gjithashtu, theksova rëndësinë e përmbylljes me sukses të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjes së masave ndaj Kosovës si një hap i domosdoshëm për të përparuar në rrugën tonë evropiane”, ka shkruar Osmani.

Moneytizer Paragrafi 4