Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kosova nis prodhimin e dronëve ushtarakë, këta janë dronët ‘Made in Kosova’

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë sot një lajm të madh nga Gjilani, duke konfirmuar se Kosova ka nisur zyrtarisht prodhimin e dronëve vendorë, përfshirë ata ushtarakë.

Mbi artikull

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë njoftoi se industria e mbrojtjes po avancon me shpejtësi.

“Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit luftarak po e ndërtojmë e zhvillojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon,” shkroi Kurti.

Bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, ai vizitoi kompanitë “Future Minds Academy” dhe “MIGA SkyShield MAR”, të cilat po prodhojnë dronin ushtarak “Skifteri” dhe dronin kamikaz “K1”.

Moneytizer Paragrafi 4

Duke përdorur frazën “Made in Gjilan” përveç “Made in Kosova”, Kurti zbuloi edhe detaje teknike impresionuese për pajisjet e reja:

* Droni kamikaz “K1”: Arrin shpejtësi maksimale 180km/h dhe fluturon në lartësi deri në 2500 metra.
* Droni ushtarak “Skifteri”: Ka një hapësirë operuese prej 20km dhe arrin shpejtësi deri në 270km/h.

Kryeministri theksoi se ky prodhim vendor vjen krahas blerjeve të rëndësishme ndërkombëtare, si dronët Bayraktar TB-2 dhe dronët kamikazë Skydagger.

“Tash dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë. Si qeveri, edhe në nivel qendror edhe lokal, do ta mbështesim dhe përkrahim ngritjen e kapaciteteve prodhimtarisë, gjersa nuk do t’i ndalim investimet për mbrojtje e siguri,” përfundoi Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

mposun

slot10k