Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kosova nuk duhet ta përfillë kërkesën e Lajçakut për formimin e asociacionit

nga Revista Kosovarja

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk duhet të merr premtime për formimin e asociacionit të komunave me epërsi të minoritetit serb, shkruan “Kosovarja”.

Prej kur është emëruar në këtë pozitë ndërmjetësimi, Lajçak, në vazhdimësi, ka kërkuar themelimin e asociacionit në Kosovë!

Ndërkohë, Lajçak nuk i ka dhënë inercion liberalizimit të vizave për Kosovën, edhe pse janë përmbushur kriteret për liberalizim, meqë po shantazhohet në vazhdimësi nga BE-ja.

Kosovës po i kërkohet formimi i asociacionit të komunave me epërsi minore serbe në Kosovë, si një presion që ta pranojë ndarjen, apo Serbia të ecë përpara drejt BE-së në dëm të Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, po ashtu, është përdorur si kusht për liberalizimin e vizave! Por, edhe pse demarkacioni është miratuar në Kuvendin e Kosovës, gjërat nuk kanë lëvizur fare.

Andaj, Kosova ka rënë viktimë e presionit dhe mashtrimit të BE-së, e cila po kërkon gjoja zbatim të ligjit edhe në kapjen e “peshqve të mëdhenj”, që nuk besohet se është esenca e stagnimit të heqjes së vizave për Kosovën, por një pretekst presioni për plotësim të kërkesave të Serbisë.

Kosova i ka respektuar në vazhdimësi kërkesat e BE-së. Kosova në mënyrën më të dhimbshme ka dhënë çdo gjë për t’i treguar BE-së se është në rrugë të saj, ndërsa Serbia nuk e ka plotësuar asnjë kriter të BE-së, e, madje, as marrëveshjet e CEFTA-s, e që i ka nënshkruar vetë.

Prandaj, Kosova duhet t’i thotë haptazi Lajçakut se nuk do e formojë asociacionin para se të ndodhë njohja reciproke me Serbinë.

Dhe, tek pasi të ndodhë kjo, të formohet një asociacion i përmasave kulturore, që nuk posedon asgjë ekzekutive dhe që është nën menaxhimin e shtetit të Republikës së Kosovës.

Sepse, Serbia nëse e fiton asociacionin pa e njohur Kosovën shtet, më nuk ka pse ta njehë… Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]