Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kosova ‘përparon’ në varfëri: Murati i gëzohet faktit që nga e fundit ka arritur në vendin e dytë në Evropë

nga Revista Kosovarja

Kosova është shpallur zyrtarisht “vend me progres të qëndrueshëm” në garën evropiane të varfërisë, pasi sipas interpretimit të ri të statistikave, fakti që nuk është më e fundit në listë përbën sukses historik.

Mbi artikull

Sipas të dhënave të fundit të International Monetary Fund, Kosova renditet si një nga vendet me të ardhura më të ulëta për kokë banori në Evropë, por kjo nuk është pritur si lajm i keq në çdo zyrë.

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati e ka parë situatën nga një këndvështrim optimist matematikor, duke theksuar se “dikur ishim të fundit, tani jemi të dytët – pra kemi ecur përpara në tabelë, si në një kampionat ku renditja është qëllimi kryesor”.

Burime të brendshme pranë statistikave thonë se trendi është inkurajues: nëse vazhdon kjo ritëm “i përmirësimit të pozitës nga fundi”, Kosova mund të synojë në të ardhmen edhe mesataren evropiane – ose të paktën të mos mbetet e vetme në fund.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërkohë qytetarët janë ndarë mes dy interpretimeve: disa thonë se “renditja është përmirësim”, ndërsa të tjerë sugjerojnë se ndoshta është më e rëndësishme sa mbushet shporta sesa ku renditesh në tabelë.

Zyrtarët kanë premtuar se në raportin e ardhshëm do të shqyrtohet edhe një tregues i ri: “përparimi emocional i qytetarëve kur dëgjojnë statistika”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

https://swaz.ethz.ch/

mposun

slot10k