Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

KOSOVA tanimë ka modelin për qasje ndaj Diasporës

nga Revista Kosovarja

Ministri i shtetit për Diasporën Pandeli Majko, që nga marrja e këtij funksioni në vitin 2017, po shënon të arritura historike në krijimin e një legjislature gjithëpërfshirëse për Diasporën.

Mbi artikull

Shqipëria ndër të tjera ka këshillin kombëtar për Diasporën, këshill ky i përbërë nga një varg Ministrash e udhëheqësve të lartë të institucioneve bankare dhe ekonomike.

Shqipëria pas miratimit të strategjisë për Diasporën 2018- tani ka miratuar edhe strategjinë e dytë për Diasporën për periudhën 2021-2024.

Ligji për Diasporën i Republikës së Shqipërisë i përbërë nga tri shtylla kryesore, krijon mundësinë më të mirë të përfaqësimit të interesave dhe nevojave të Diasporës në shtetin shqiptar.

Moneytizer Paragrafi 4

Përfshirja në ligjin e Diasporës të Këshillit kombëtar të Diasporës, statusi i veçante i anëtarëve të KKD, qasja e tyre në komisionet parlamentare të shtetit si dhe influenca e tyre në çështjet ligjore të cilat kanë të bëjnë me Diasporën, e bëjnë Diasporën të jetë e përfaqësuar dhe pjesëmarrëse në vendimmarrje dhe politikbërje në Shqipëri.
Përfshirja në ligjin e Diasporës e Dhomës ekonomike të bizneseve nga Diaspora, poashtu krijon përfaqësimin e duhur të interesave të të gjithë afaristëve nga Diaspora të cilët duan të zhvillojnë biznes në Republikën e Shqipërisë.
Qendra e botimeve po ashtu shtyllë e ligjit për Diasporën, mbulon të gjitha nevojat që Diaspora shqiptare ka në drejtim të ruajtjes së identitetit kombëtar e kulturor si dhe të vijimit të procesit të mësimit plotësues në shtetet ku jeton Diaspora e jonë.

Mbajtja e Samitit të dytë të Diasporës në vitin 2019, krijimi i shoqatës së profesionistëve, nxjerrja e News Letër për Diasporën, krijimi i këshillit të Arbëreshëve si dhe krijimi i Fondit për zhvillim të Diasporës, janë vetëm disa nga aktivitetet dhe të arriturat të cilat domosdo duhet ti adresohen, Ministrit Majko dhe stafit të tij.

KOSOVA e cila fatkeqësisht është në pikën ZERO sa i përket legjislaturës dhe aktiviteteve për diasporën, tanimë nuk ka nevojë ta marr Izraelin si model i organizimit të Diasporës ngase mjafton ti ndjekë hapat e Shqipërisë, por edhe për këtë duhet gatishmëri e vullnet politik.

Bekim Brestovci

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]