fbpx

Kosovare Asllani e fiton çmimin ‘Këmba e Artë’

nga Revista Kosovarja

Kosovare Asllani e ka marrë një çmim mjaft prestigjioz individual mbrëmë.

Futbollistja kosovare në fakt është nderuar me çmimin “Këmba e Artë”, në ceremoninë e mbajtur në Monaco.

Ajo ndihet mjaft e lumtur dhe e nderuar që u vlerësua aq shumë.

“Jam krenare dhe e nderuar që jam këtu. Më pëlqen ta bëj historinë dhe kjo është një trampolinë e madhe për femrat, për krejt atë që e kanë përpara.

Më gëzon fakti që u bë ky hap, që ky çmim t’i jepet një futbollisteje femër për herë të parë. Jam krenare, e inspiruar dhe e motivuar që jam këtu”, deklaroi fillimisht sulmuesja e Milanit për “Sky Sport”.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]